Ky është momenti i shpërthimit në Gërdec 10 vite më parë. Aty dëgjohet një zë që kërkonte të lajmërohej Mihali (Delijorgji).
Ai që po e filmonte skenën, flet anglisht dhe ka qenë një nga bashkëpunëtorët e Delijorgjit.
Kjë është një video e siguruar nga gazeta TemA nga një prej drejtuesve amerikanë të kompanisë, që merrej me demontimin në Gërdec.
Videoja tregon se drejtuesi amerikan po e priste shpërthimin dhe pak çaste përpara po komunikonte me Kiçon, vëllain e Mihal Delijorgjit, për të njoftuar Mihalin se fabrika po shpërthente.
Videoja transmetohet për herë të parë e plotë.
Ajo është përdorur pjesërisht në një nga emisionet “Faktori Plus” të gazetarit Mero Baze.