• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rusia nis sulmet: Problem i rusofobëve të pashërueshëm trillimet për ndikimin negativ në Ballkan lindin nga frika

May 11, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Deklaratat se Rusia po tenton të zgjerojë ndikimin e saj negativ në Ballkan kanë irrituar Moskën. Thuajse të gjithë zyrtarët e SHBA-BE ndajnë të njëjtin mendim në këtë drejtim, duke e akuzuar shtetin rus se synon të zgjasë tentakulat në vendet e rajonit duke shfrytëzuar momentet e trazirave. Por një kundërpërgjigje ndaj këtyre deklaratave e ka dhënë ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin.

Gjatë një interviste mediatike, ai i akuzoi SHBA-BE se po trillojnë për Rusinë. Sipas tij, këto trillime vijnë për shkak të frikës nga konkurrenca e ndershme me shtetin rus. “Rusia ka qenë, është dhe do të jetë e pranishme në Ballkan, si një partner i ndershëm dhe pragmatik që realizon interesat e tij, në radhë të parë ekonomike, por pa i cenuar në asnjë mënyrë interesat e vendeve të rajonit, me të cilat do të vazhdojmë të zhvillojmë një bashkëpunim të ngushtë ekonomiko-tregtar dhe humanitar. Kjo quhet komunikim i qytetëruar.

Ndërsa trillimet e ndryshme për një ndikim negativ të Rusisë në Ballkan nuk kanë asnjë bazë racionale dhe janë rezultat vetëm i arrogancës dhe frikës nga konkurrenca e ndershme”, deklaroi Karpushin. Ata që e sulmojnë vazhdimisht Moskën, diplomati rus i quan si rusofobë të pashërueshëm. Aleksandër Karpushin shtoi se këto sulme dhe akuza vijnë për shkak se shumë vende nuk e pëlqejnë sjelljen e pavarur të Rusisë dhe prandaj lobojnë kundër Moskës në vendet e Ballkanit.

“Vlera kryesore e Rusisë është sovraniteti i saj dhe aftësia për të ndjekur një politikë të jashtme të pavarur. Ne i respektojmë interesat e qendrave të tjera të fuqisë dhe dëshirojmë të na respektojnë edhe ne në të njëjtën mënyrë. Vendi ynë nuk do të heqë dorë nga parimet e tij dhe do të vazhdojë të mbështesë pacenueshmërinë e së drejtës ndërkombëtare dhe rolit qendror të OKB-së në zgjidhjen e krizave në botë. Shumëkujt nuk i pëlqen sjellja e pavarur e Rusisë, madje ajo nuk i pëlqen në mënyrë kronike, të vazhdueshme, për dekada të tëra dhe madje për shekuj. Megjithatë, ky nuk është problemi i Rusisë, është problemi i rusofobëve të pashërueshëm”, tha Aleksandër Karpushin.

Next Post

Policia blindon institucionet: Lulzim Basha kërcënon me revolta Dyshime për skenarë dh.une

Lidhjet me Xhixhiç: A ishte Ilir Meta spiuni i serbëve që i kërkoi Thaçit copëtimin e Kosovës?!

Pezullohet ligji: Komisioni i Medias rrëzon planin “Angjeli” për Akademinë e Shkencave

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved