Hemoragjia ne LSI nuk ka te ndalur. Nga kjo parti po largohen perdite jo vetem militante e anetare, por edhe te zgjedhur te saj.
Pas largimit te 4 anetareve te Keshillit Bashkiak Fier nga LSI drejt PS, e njejta gje ka ndodhur sot ne Belsh, aty ku Kryemadhi ishte kandidate per deputete ne zgjedhjet e fundit.
Besmira Xhaferri anetare e Keshillit Bashkiak nga LSI (njekohesisht dhe anetare e keshillit te qarkut), Ramadan Elezi LSI , Ruzhdi Fejzullahu anetar i Grupit te Keshilltareve te LSI ne nje konference per shtyp deklarojne largimin nga LSI drejt PS.
Ne deklaraten per shtyp ata theksojne se opozita qe po ben LSI krah Bashes, me cizmet e Monikes, me sharjet e Vasilit, lobimin kunder integrimit te vendit dhe mbeshtetja ndaj Bashes e lobimit rus, jane disa nga arsyet e largimit te tyrea.
Nga ana tjeter, ata theksojne se puna e bere nga qeveria Rama, ndryshe nga puna e LSI ne pushter ndryshon si nata me diteb, ndaj dhe ata do te bashkohen me PS-ne.
Deklarata e plote:
Kur 3 vjet me pare garuam per keshillin bashkiak nen siglen e LSI, ishim te bindur se bashkimi i te majtes kishte ndodhur njehere e mire. Dhe se koalicioni i Ilir Metes ne Berishen ne 2009 ishte thjesht nje gabim rastesor, qe ishte harruar e nuk do te perseritej me kurre.
Por ja ku jemi, 8 vjet me vone, e serish LSI eshte ne koalicion me Partine Demokratike, duke punuar jo vetem kunder te majtes, por duke kundershtuar pa asnje sens cdo gje te mire qe eshte bere ne 5 vitet e fundit.
Nuk behet opozite duke gjuajtur me cizme si Monika Kryemadhi. Nuk behet opozite duke share me liber shpie si Petrit Vasili. E me keq akoma, nuk behet koalicion me Sali Berishen dhe Lulzim Bashen qe kane vrare e vjedhur Shqiperine e shqiptaret.
Fatkeqesisht Levizjes Socialiste per Integrim i eshte verbuar shikimi. Nuk mbeshtet me as integrimin europian te vendit, per te cilin iu vu dhe emri partise, por eshte gati te bashkohet me Lulzim Bashen qe financohet nga propaganda ruse.
Nuk arrin te shohe asnje investim qe ka ndryshuar Belshin si dita me naten, por vetem vjell vrere duke e nxire imazhin e vendit tone.
Ne nuk mund te vazhdojme te jemi pjese e kesaj partie, pasi ne nuk mund te behemi pale me bllokuesit, kunder atyre qe po perpiqen ta zhvillojne Shqiperine.
Ne jemi zgjedhur per te punuar per Belshin, per ta ndryshuar ate.
Kater vjet ministri i LSI nuk e perfundoi dot rrugen Tirane Elbasan. Brenda vitit Edi Rama premton perfundimin e kesaj rruge.
Per te gjitha keto arsye, ne nga dita e sotme i bashkohemi keshilltareve te Partise Socialiste per te kontribuar per zhvillimin e zonës tonë.