Femër e fortë – apo “femër e forcës”, siç më pëlqen ta quaj – ka shpirt të fortë dhe zemër të madhe.
Ajo kërkon të mirën në çdo situatë.
Ajo duron dhimbjen, por gjenë kënaqësinë në traumë. Ajo ka përjetuar dhimbje në zemër, por mendon se diamanti ndodhet në çdo pjesë të zemrës së saj kur i bashkon sërish. Ajo nuk ka nevojë për askënd, por e don secilin.
Ndjenë thellë dhe tregon mirënjohje.
Ajo kërkon drejtëpeshim, ajo përpiqet, të pranojë ngritjet me rënie, të mirën me të keqen, dhimbjen me gëzimin.
Përmes forcës së saj, ajo ka zbuluar atë që ajo kërkon dhe do të bëjë gjithçka që ta marrë atë, shkruan Elephant journal. Ajo gjithashtu ka zbuluar se kjo mund ti shkaktojë dhimbje për momentin. Nëse ndjenë se po ndalon dhimbja, kjo e shtyen para.
Ajo tregohet e lëndueshme kur është nevoja për këtë, por merr kohë deri sa të kuptojë se kur është e nevojshme.
Kur ajo e ndjenë, e ka kuptuar e tërë bota.
Ajo përpiqet të jetë gjithmonë autentike, e kjo është një nga dhuntitë e saj të shumta, por gjithashtu kjo mund të jetë edhe dënimi i saj, sepse njerëzit e shfrytëzojnë sinqeritetin e saj.
Ajo mund të jetë e qetë, por kurrë statike. Kujtoni thënien: “Uji i qetë gërryen kodrat”. Kjo është mëndja e një gruaje të fortë. Ajo mund të jetë e qetë, por ajo gjithmonë mendon se si të bëhet edhe më e mirë.
Ajo mendon se si mund t’i shërbejë të tjerëve, si mund ta mbështesë dikë – e kjo mund të shterrojë energjinë e saj.
I pëlqen intimiteti emocional. Asaj i pëlqen t’i ndajë frigat më të thella, më të errëta me njerëzit e besueshëm, por kërkon edhe nga ata po të njejtën gjë. Ajo mundet, kohë pas kohe, të harrojë se nuk janë të gjithë njerëzit si ajo.
Ajo nuk frigohet aspak, por megjithatë fshihet që të mundet në qetësi ta shikojë peizazhin. Ajo paraqitet kur është koha e duhur për këtë. Kurse për disa njerëz kjo mund të jetë kurrë. Ajo bëhet sekreti më i mbrojtur në botë.
Ajo ka aftësi të lindur për të kërkuar të vërtetën, që do të thotë se nuk toleron gënjeshtra. Ajo hapet për tu lënduar, por është e vërtetë se nuk mund ta lëndoni.
Ajo është kreative dhe e guximshme, por edhe e kujdesshme. Nuk dëshiron gjithkujt t’ia tregojë veten.
Ajo ju nxitë të bëheni sa më i mirë që mundeni, por qëllimet mund t’i ketë të gabuara. Mund të akuzohet për moskujdesje, ngurtësi, por ajo dëshiron vetëm të ju tregojë rrugën.
Ajo vetes i ka vendosur standarde të larta dhe nuk e ka gjithmonë të qartë pse edhe të tjerët nuk e bëjnë këtë. Ajo është luftëtare, shkuarja në luftë kurrë nuk e brengosë. Ajo vjen nga vendi i dashurisë dhe mirënjohjes për tërë njerëzimin. Standardet e saj të larta ndihmojnë ngritjen e vibracionit të planetit.
Ajo i njeh mangësitë e saj, por punon në to. Ajo i sheh si shkallë drejtë qëllimit të saj final të lirisë emocionale.
Ajo kërkon hapësirë, por jo edhe izolim, dëshiron të jetë ashtu siç është – e don bukurinë e jetës dhe t’i rrezistojë. Ajo dëshiron t’i përjetojë të gjitha ngritjet dhe rëniet, por jo e vetme, pra me shpirtin e saj binjak. Kur tërhiqet, ajo kërkon harmoni, e jo vetminë.
Nëse mund të krahasoheni me këtë grua të fortë, nuk jeni e vetme. Jeni njëra nga të rrallat, por jeni e lidhur me shumë njerëz.
Bëhu e fortë. Bëhu trimëreshë. Bëhu e guximshme.
Bota ka nevojë për ju.