Pas një pune disa vjeçare, marrëdhënia profesionale mes Encës dhe menaxherit të saj, Kastriot Berisha ka përfunduar dhe jo në paqe. Ka qenë vetë Kastriot Berisha, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nuk e përfaqëson më këngëtaren shqiptare. Madje ai përdor një gjuhë të ashpër dhe e kërcënon atë me kanun e duhet ta respektojë për punën që ai ka bërë me të.
“Pas disa padrejtsive dhe mashtrimeve pas shpine deshta me ju informu qe nga sot un nuk e perfaqsoj #ENCEN mo ..nuk je e para qe vepron ne ket menyr , por ka ardhur koha te funksionoi ligji ose kanuni dhe ti vetëdisoj disa artistë qe duhet respektuar punën dhe nuk mundesh te bëhesh pronare në shpinën e dikujt tjeter ..deri sa tmledhesh mend Ruensa Haxhiaj e ki te ndalume te flasesh me mu dhe block e ke ne qdo event qe mbahet.. hajde shnet .. vazhdojmee!”–ka shkruar ish-menaxheri i këngëtares, duke bërë të ditur se ka ndërmend t’i bllokojë asaj koncertet.
Ajo që nuk dimë në këtë histori është fakti se pse menaxheri i përmend kanunin, kur dihet që femrat nuk i prek kanuni.