Dita e hënë e 19 marsit, do ta gjejë me pranga në duar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili është i pari zyrtar shqiptar që tërhoqi me kriminalitetin e tij, vëmendjen e Washingtonit zyrtar.
Është duke u kopsitur dosja e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, e cila do t’i çohet nesër Gjykatës së Krimeve të Rënda. Pas refuzimit dhe vendosjes së Llallës në Listën e Zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ekpertë të FBI-së dhe prokurorë shqiptarë, vendosën që pas hetimeve 4-mujore të ngrenë sot zyrtarisht (e premte, 16 mars 2018) padi penale me akuzën e rëndë të pastrimit të parave dhe pasuri të pajustifikueshme për një zyrtar të rangut të lartë në Republikën e Shqipërisë./Pamfleti.com