Politika shqiptare ka disa ditë që është ngërthyer në një debat të fortë për varfërinë e shqiptarëve. Madje ditën e enjte, parlamenti shqiptar ka debatuar me kapacitet të plotë mbi 13 orë për varfërinë.
Më pas doli numri dy i LSI-së, Petrit Vasili. Ai vërtet ta “këput” shpirtin kur flet për varfërinë. Pasi ka qënë shumë i përkorë sa kohë ka qënë ministër, që nga Shëndetësia pasi është veteriner e deri tek Drejtësia. Hajde merre vesh se çfarë donte aty, por Vasili zbaton urdhërin.
Ai është ministri me lekë sipas kutit të LSI te Ministria e Drejtësisë. Kishte hipotekat, burgjet, noterët, “byzylykët” dhe të gjitha paratë që ministrat e LSI-së kanë vjedhur, gjatë gjithë qeverisjeve, shkojnë dhe “arkëtohen” tek shtëpia e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Pasi bëjnë ndonjë shpërndarje të vogël për kontributorët, paratë ose futen në punë si biznes, ose përdoren për fushatën elektorale, ose nxirren me valixhe jashtë vendit,duke i pastruar në parajsat fiskale. Por dhe paratë që ka marrë Iliri gjatë gjithë kohës, nga qytetarët shqiptarë, nga trafiqet dhe abuzimi me pushtetin këtë “linjë” ndjekin.
Dhe pasi kryejnë të gjithë këto “punë”, del Monika dhe Petrit Vasili dhe flasin për varfërinë. E njëjta gjë për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Vodhën 230 milionë euro me një dorë me Rrugën e Kombit, i morën dhe shpërndanë lekët sipas kontributit. Berisha ngriti biznesin e vdekjes në Gërdec, kishte viktima, por paratë vijuan. Berisha përmes Argitës dhe Shkelzenit vodhi, gjobiti dhe s’la gjë pa bërë në kurriz të këtij vendi, pastroi para me Damir Fazlliç, bëri turli trafiku dhe i sistemuan paratë nëpër parajsat fiskale, por edhe blenë gati tërë bregdetin shqiptar.
Pastaj Lulzim Basha në Kuvend dhe Berisha përmes “qytetarit dixhital”, dalin dhe qajnë me lot për varfërinë e shqiptarëve. Por e vërteta është e hidhur, pavarësisht se është e vërtetë. Sikur Meta e Monika, bashkë me bashkëpuntorët e tyre, Berisha e Basha po me bashkëpunëtorët e tyre, të kthejnë vetëm 1/3 e parave që kanë vjedhur nga qytetarët shqiptarë, për 7 vite njerëzit në nevojë do t’i thonin “pirdhu” varfërisë. Në të vërtetë, drejtësia me shpresë të Zotit, ndihmës së SHBA e BE dhe vendosmërisë së Arta Markut do t’ua konfiskojë këto pasuri të vjedhura këtyre plehrave të politikës. Dhe shpresojmë se do të kthehen në arkën e shtetit shqiptar. Procesi ka filluar.