Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka premtuar 18 mijë euro shpërblim për të gjithë ata prindër serbë, të cilët sjellin në jetë një fëmijë të katërt.
Kreu i shtetit serb u deklarua gjatë një vizite në Toplicë, ku u shpreh se nëse brenda katër dekadave të ardhshme nuk do të ketë një shtim të popullsisë, atëherë kjo e fundit rrezikon të zhduket.
Mediat serbe shkruajnë se qeveria ka prezantuar masat të reja që mbështesin rritjen e popullsisë. Përveç shpërblimit prej 18 mijë euro, si në rastin e fëmijës së katërt, nënat do të marrin para edhe në vazhdimësi.
Pra, për fëmijën e parë nënat e reja përfitojnë 100 mijë dinarë, për fëmijën e dytë 10 mijë dinarë në muaj për 2 vjet, ndërsa për fëmijën e tretë nënat do të përfitojnë 12 mijë dinarë në muaj, për 10 vjet./dita