Ashtu çdo të shtunë në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, nuk ka munguar rubrika humoristike, me momentet më pikante të javës. Seanca plenare, por edhe aktivitete të ndryshme politike të ndodhura përgjatë kësaj jave, janë shoqëruar me debate e replika mes forcave politike.
Ajo çka ra në sy në seancën parlamentare të kësaj së enjte, ishin padyshim batutat e përdorura nga ligjvënësit nga foltorja e Kuvendit. Jo pak të qeshura shkaktoi në sallë batuta e deputetit socialist Pandeli Majko teksa replikonte me deputetët demokratë.
Një tjetër shprehje ishte ajo e socialistit Taulant Balla teksa fliste për akuzat e opozitës për drogën. “Kjo historia e drogës: Droga, droga, është pjesë e po të njëjtit skenar rus për të baltosur Shqipërinë. Tavarish Luli”, ka thënë ai nga foltorja e Kuvendit teksa ka vijuar akuzat ndaj PD.
E më pas ka ardhur edhe një batutë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka përmendur një shprehje të nënës së Petrit Vasilit.
“Ajo na thotë ‘më mirë të qajmë nga malli, se nga halli’”, tha Kryemadhi.
E padyshim objektivit të kamerave nuk mund t’i mungonte edhe stili elegant i zonjave deputete teksa i bashkoheshin sallës së seancave këtë të enjte.