Në Rusinë e drejtuar nga Vladimir Putin janë hapur sot qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale, ku lideri aktual kërkon të hipotekojë një mandat të katërt në krye të vendit.
Votimi filloi në lindje të Rusisë të shtunën dhe u hap në Moskë nëntë orë më vonë. Rezultatet e para do të publikohen në mbrëmjen e së dielës.
Putin ka qenë udhëheqësi dominues i Rusisë që nga viti 1999, si president dhe kryeministër. Ai shpreson për një periudhë tjetër gjashtëvjeçare dhe përballet me shtatë kandidatë të tjerë në këtë garë, por jo me kundërshtarin e tij më të fortë në opozitë, Alexei Navalny.
Rivalët e tij përfshijnë një komunist milioner, Pavel Grudinin, ish-moderatoren televizive, Ksenia Sobchak dhe nacionalistin veteran Vladimir Zhirinovsky.
Udhëheqësi kryesor i opozitës, Aleksei Navalny, është ndaluar të garojë, për shkak të një dënimi për mashtrim, të cilin ai e mohon dhe e konsideron të motivuar politikisht.