“Moska zyrtare” i ka dalë sërish në krah kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me skandalin e publikuar nga mediat amerikane për financimet ruse.
Ka qenë “Ambasada Ruse” në Tiranë e cila ka pasur një reagim të dytë në mbrojtje të liderit të Partisë Demokratike.
Ambasadori rus Aleksandër Karpushin ka ripërsëritur sërish qëndrimin e shtetit rus për këtë skandal duke u përpjekur për të shfajsuar Bashën.
Pavarësisht se si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri nuk kanë dalë ende rezultatet e hetimeve, “Moska Zyrtare” nuk heziton t’i quajë akuzat e pabaza.
“Akuzat për financimin rus janë të pabaza. Dhoma e përfaqësuesve në SHBA ka hetuar por nga hetimet SHBA nuk u faktua asgjë”, deklaroi Karpushin. (TemA)