Një grabitje e ndodhur në lagjen Uznovë pak kohë më parë, është zbardhur nga policia e Beratit, duke bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.
Specialistët e Seksionit për Krimet pas një pune hetimore bënë ndalimin e 34-vjeçarit, Ermal Xhafa dhe sekuestruan shumën që ai kishte grabitur.
“Ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së ndodhur në banesën e shtetasit I.N., 37 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, ku pasi ka hyrë nga dritarja e banesës ka marrë një sasi prej 3.000.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.