Nepotizmi dhe klanet në drejtësi janë kthyer në standart. Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku, sërish është në qendër të vëmendjes pas konkursit për oficerë të Policisë Gjyqësore.
Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Markun e cila ka firmosur për këtë konkurs, bazuar në ligjin e vjetër të Policisë Gjyqësore, kur duhen pak ditë që të miratohet Ligji i ri.
Kujtojmë se Ligji i vjetër për Policinë gjyqësore pritet të shfuqizohet me 5 Qershor.
Ligji i ri është dekretuar nga presidenti Ilir Meta më 17 maj dhe është botuar në fletoren zyrtare më 20 maj 2019.
Ligji i ri ka përcaktuar se në policinë gjyqësore pranohen vetëm kandidatë me arsim të lartë dhe me një sërë kriteresh të tjera shtesë përfshi edhe eksperiencë pune 5-vjeçare, ndërsa këto kritere nuk kanë qenë të parashikuara në ligjin e vjetër.
CNA.al ka zbardhur 27 emrat që kanë dalë nga konkursi për oficerë të Policisë Gjyqëore, i zhvilluar nga Prokuroria e Përgjithshme.
Në listë vërehen emra që janë të lidhur me politikën apo dhe me eksponentë të prokurorive dhe gjykatave.
Kështu bie në sy emri i Armando Felaj, i cili është vëllai i deputetes socialiste Ermonela Felaj.
Më herët deputetes socialiste miqtë e Markut në KLP, ia bënë burrin prokuror edhe pse nuk ka mbaruar shkollën e magjistraturës.
Edhe pse duke u bazuar në një ligj të shfuqizuar tashmë nga Parlamenti, i cili del nga zbatimi edhe zyrtarisht për pesë ditë, kryeprokurorja Arta Marku ka vendosur ta shfrytëzojë këtë limit kohor për të pranuar 27 emra të rinj në strukturat e policisë gjyqësore.
Emra të tjerë që dyshohet se janë favorizuar nga të familjarët që kanë në sistemin e drejtësisë janë Klodjana Qafa, gruaja e gjyqtarit të Apelit Administrativ Arjan Qafa. Ky i fundit është i kallëzuar për pasurinë edhe nga ILDKPKI-ja.
Esmaralda Xholi, bashkëshortja e Adnan Xholit, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, Gentjan Ndoi, bashkëshorti i prokurores së Tiranës Afërdita Ndoi.
Ibrahim Saliko, është djali i ish anëtarit të KLD-së, Hysen Saliko.
CNA.al ka mësuar se pjesa më e madhe e listës së mbetur janë të njohur të kryprokurores së Përgjithshme të Përkohëshme Arta Marku. Artor Muja ka qenë avokat në qytetin e Shkodrës ndërsa Bernandin Ndoj ka qenë inspektor tatimesh./CNA.al
Lista e plotë:
1. Arben Jorgaqi
2. Rezart Hana
3. Esmeralda Xholi
4. Armando Felaj
5. Ilir Liço
6. Eni Kodra
7. Valbona Kalaci (Bushati)
8. Artor Muja
9. Ilir Ndrea
10. Ibrahim Saliko
11. Hamit Kasemi
12. Clirim Halili
13. Orjana Cufaj
14. Rael Qeleshi
15. Basri Hadroi
16. Benardin Ndoj
17. Eriselda Shahmani
18. Klodjana Qafa
19. Klodiana Haxhillari
20. Diana Tahir Aga
21. Kujtim Zenelaj
22. Anila Veliu
23. Shiqiri Manjani
24. Ibrahim Hoxha
25. Gentian Ndoi
26. Leonora Ndreu
27. Ermal Kackini