Moti vazhdon të na surprizojë, edhe pse jemi më 2 qershor.Reshjet e shiut vijojnë, po ashtu edhe temperaturat në ulje që nuk favorizuan qytetarët të shkojnë në bregdet.
Gjatë fjalimit që kryeministri Rama mbajti para se të merrte fjalën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i tha se i kishte kërkuar ndjesë për motin, por sipas Ramës me një mot të tillë shefi i NATO-s do jetë mësuar dhe ndoshta do jetë ndjerë si në shtëpinë e tij në Norvegji.
I kam kërkuar ndjesë për motin jo tipikisht të Shqipërisë dhe Tiranës në këtë fazë të vitit, por dhe mbase duke ardhur në një ditë me re dhe shi është ndjerë si në shtëpinë e tij në Norvegji, tha kryeministri Rama.
Kryemnistri Rama dha një konferencë live me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.