Ened Bostani është një ndër të p.lagosurit në protestën e djeshme të opozitës para Kuvendit ka tregua se si ndodhi ngjarja.
“Isha duke filmuar protestuesit me telefon tek hyrja e parlamentit me kurriz nga policia.
Aty rashë në tokë, nuk pash gjë. Shkova në spital ku më dhanë ndihmën e shpejtë.
Në këmbë kam marrë pjesë metalike që mi fshehën në spital.”
Bostani, i cili është kthyer nga emigrimi tre vite më parë tregon se nuk do të heqë dorë nga protesta.
“Do të marr pjesë prapë në protestë edhe sikur me paterica të shkoj. Kam qenë emigrant dhe jam kthyer, por tashmë jam emigrant në shtetin tim.”