Ndërkohë që zhvillohej protesta e shtatë e opozitës, gazetarja Sonila Meço është shprehur se nuk është dakort me qendrimin e Ambasadave, që sipas saj, fokusohen vetëm tek d.huna.
Meço thotë se ndihet e shqetësuar nga deklarata e ministrit Lleshaj, dhe në qoftë se ai ka informacion se 4 personat e 21 janarit i ka v.rarë Basha, të shkojë në Prokurori.
“Unë nuk jam dakort edhe me qendrimin e ambasadave që fokusohen vetëm tek d.huna.
Në qoftë se dhuna do të ishte përligjur në shkurt, asnjëri nga shqiptarët nuk do të donte d.hunë, por gjëja që më shqetëson më shumë është deklarata e ministrit të Brendshëm, si mundet të dali të flasi pa i zbardhur ngjarjet që janë shumë të rënda.
Edhe sot sapo pamë që mori rolin e gjykatësit.
Në rast se zoti Lleshaj ka informacion që 4 personat e 21 janarit i ka v.rarë zoti Basha, të dali dhe të shkoj në prokuri.
Po kjo gjuhë është e tmerrshme, pra d.huna është pasojë, nuk është shkak”, tha Meço.