Lezha është një nga qarqet më problematikë sa i takon kriminalitetit dhe korrupsionit. Nën hiqmin e kollares këta zyrtarë duket se kanë bërë namin me pronat në zonat e bregdetit të Lezhës.
Adenis Haxhia, rezulton të jetë djali i motrës së Preç Zogajt ( ish deputet i disa partive)
Armanda Gjoni, vajza e vëllait të Petrit Gjonit ( ish deputet i Xhuvelit dhe pastaj i LSI)
Enkeled Zefi, djali i motrës Viktor Tushes, ish kryetar Bashkie Lezhë, deputet i LSI aktualisht.
Në listën e të akuzuarve është edhe xhaxhai i Arben Ndokës, Gjok Ndoka, i cili është zgjedhur nën logon e PS, po në mars 2017 PS e shkakoi me bekimin e nipit të tij Arben Ndoka. Por ai e ankimoi në gjykate dhe qëndroi në detyrë. Në zgjedhjet 2017 punoi përkrah LSI dhe Metës dhe kunder nipit të tij ish-deputet.
S’do mend kjo punë: Shahen dhe rrihen, në fund vjedhin bashkë./Pamfleti.com