Kanë përfunduar në dramë pushimet për një çift shqiparësh të cilët kishin zgjedhur qytetin e Korçës.
Ata kishin marrë me vete edhe kumbarin, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhej. Gazetarja e “Aldo Morning Show” tha se një ditë para se të ktheheshin në Greqi burri ka zbuluar tradhëtinë e gruas me kumbarin. Sipas gazetares burri ishte dehur dhe kishte vajtur të flejë ndërkohë gruaja dhe kumbari i tyre kanë fjetur bashkë.
“Një çift shqiptar që jetonte në Greqi është kthyer në Korçë për pushime. Me vete çifti kishte marrë edhe kumbarin grek që i kishte pagëzuar. Një natë përpara se të largoheshin nga Shqipëria burri kishte pirë shumë alkool dhe është shtrirë për të fjetur. Pasi gruaja është siguruar se burrin e ka zënë gjumi ka shkuar në dhomën ku qëndronte kumbari dhe ka kaluar disa momente romantike me të. Kur burri është zgjuar në mëngjes ka zbuluar se ç’kishte bërë gruaja, ai i ka grisur pasaportën dhe më pas ka rrahur kumbarin. Më pas burri është kthyer vetëm në Greqi dhe i ka thënë gjithë fisit se është ndarë me gruan”, tha gazetarja.