Gjatë takimit me Miqtë e Shipërisë ishte i pranishëm edhe presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani në Bruksel, i cili shprehu gadishmërinë për ta mbështetur shqipërinë në procesin integrues, konkretisht për hapjen e negociatave. Tajani u shpreh se Shqipëria është pjesë përbërëse e familjes europiane, nuk mund ta konceptojmë një Europë pa pjesëmarrjen e Shqipërisë. Pasuria gjeografike, pasuria e historive tona, ka një element tjetër që duhet të na bashkojë dhe është forca e punëve që ne bashkëndajmë.
Fjala e plotë
“Shqipëria ballafaqohemi këtu me Kryeministrin Rama që e përshëndes, përshëndes dhe ministrin e Jashtëm dhe zv/presidentin e KE-së dhe Mogherinin. Siç e tha edhe … Ballkani Perëndimor është një nga përparësitë e mëdha të veprimtarisë politike të të gjithë BE-së, institucioneve të veta. Ne këtu jemi italianë, kemi një lidhje shumë të fortë me Shqiprinë.
Siç e kam thënë edhe më parë në Dhjetor, kur u takova me Edi Ramën, Shqipëria është pjesë përbërëse e familjes europiane, nuk mund ta konceptojmë një Europë pa pjesëmarrjen e Shqipërisë. Pasuria gjeografike, pasuria e historive tona, ka një element tjetër që duhet të na bashkojë dhe është forca e punëve që ne bashkëndajmë. 2017-ta ka qenë një vit shumë i rëndësishëm. 2018-ta duhet të jetë viti i përshpejtimit të Shqipërisë. Ka mbërritur tashmë në dyert e hapjes së negociatave, kuptohet ky është një rrugëtim që kërkon pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve brenda klasës politike të Shqipërisë. Shteti i së drejtës duhet të jetë një përparësi. Dua të nënvizoj angazhimin e qeverisë për të gjithë reformën në drejtësi. Është një parim ky mbi të cilin ne ngulim këmbë në mënyrë të vazhdueshme edhe brenda BE-së për të siguruar një bashkëjetesë më të fortë, më demokratike.
Pa një klimë ekonomike të shëndoshë, pa një sistem gjyqësor të shëndosh, vitaliteti, gjallëria e e një ekonomie nuk mund të përparojë. Shqipëria ka edhe një përgjegjësi të madhe përsa i përket lidhjeve të fqinjësisë së mirë. Unë shoh këtu shumë anëtarë të parlamentit grekë, të zonës së Ballkanit. Për më shumë se 60 vjet kemi jetuar një stinë paqeje dhe begatie dhe marrëdhëniet tona nuk rregullohen më nga forca dhe nga lufta, por përreth një tryeze duke respektuar të gjitha modelet e bashkëjetesës…. ose të dhunës nuk janë më të bashkëndara…
Ne kemi të njëjtat sfidat përballë vetes. Siguria e Europës lidhet edhe me sigurinë e Shqipërisë. Plani i Veprimit kundër krimit të organizuar që Rama ka nisur , ka sipërmarrë, duhet të nënvizohet është i rëndësishëm. Unë e çmoj në mënyrë të veçantë bashkëpunimin me Guardia di Financa italiane kundër trafikut të drogës. Dimë që kjo është një plagë e hapur e cila duhet të kurohet, duhen shkulur me rrënjë arsyet të cilat na kanë sjellë deri në këtë situatë dramatike.
Nuk mund të tolerojmë më dhe as mund të lejojmë që të mos dënohet këto fenomene. Unë kam shumë besim se do të vazhdojmë të punojmë në këtë rrugë dhe duhet të shtojmë edhe bashkëpunimin sa i përket rrezikut, kërcënimit terrorist. Jam i shqetësuar për sa po ndodh në Ballkan.
Po përpiqen të ndryshojnë morfologjinë, po përpiqen të ndryshojnë edhe praninë e besimeve fetare në Ballkan. Ka disa prani, shuma financiare të cilat kanë disa qëllime që duan ta nxjerrin Ballkanin janë rrethit të miqësisë dhe pjesëmarrjes në Europë.
Nuk mund të harrojmë atë që ndodhi në Bosnje Hercegovinë, ku ashtu si në Shqipëri ka një bahskëjetesë shumë korrket mes grave dhe burrave të besimeve të ndryshme fetare, por të përpiqesh ta shndërrosh islamizmin e Bosnje Hercegovinës në një islamizëm integralist fomondametalist do të thotë që ta bësh këtë përmes përpjekjeve të xhihadistëve që po përpiqen ta kthejmë islamizmin paqësor të Ballkanit, që është një instrument paqeje dhe dialogu ndërfetar. Po kthehen shumë në Kosovë po kthehen luftëtarët, kemi një ndikim negativ nga ky këndvështrim. Modeli i Shqipërisë i bashkëjetesës ku nuk ekziston problemi i i përkatësive të besimit fetare, ku të krishterët djhe myslimanët frekuentohen me njëri-tjetrin, xhamia është pranë kishës, ky është një mesazh shumë i mirë dhe i bukur, por ekzistojnë edhe ata që duan ta keqpërdorin këtë bashkëjetesë dhe duan që të mos lejojnë që dialogu të forcojë, të fuqizojë reformat.
Ne duhet që Ballkani të jetë një rajon paqeje ne jemi duke bërë vizita, takime në shumë prej këtyre vendeve. Takimi i sotëm e tregon këtë . Ne duam që këto vende nesër të jenë pjesë e BE-së, disa janë pak më përpara, disa të tjerë janë në rrugëtimin e përafrimit, por ne duam të ndalojmë që Ballkani të bëhet një vend pushtimi nga jashtë. Ne duam të ndalojmë faktin që Ballkani të mos mund të zgjedh lirisht që të jetë pjesë e BE-së në të ardhmen. Për këtë jemi të shqetësuar për sa ndodh, për praninë e grupeve terroriste, grupeve fondamentaliste, interesa ekonomikë, financiarë esktra-europianë. Ka prani, që nuk kanë vetëm qëllimin për të bërë tregti dhe biznes , por kanë objektiva krejtësisht të ndryshëm nga biznesi. Nuk ka si qëllim shoqërimin e sipërmarrjeve, as rritjen ekonomike porkanë si qëllim një lloj kolozinimi financiar për të çnatyruar, për të prishur natyrën e Ballkanit Perëndimor. ja pra ne duhet të jemi vigjilentë.
Për këtë jam shumë i kënaqur që Presidenca bullgare ka vendosur t’i kushtojë një pjesë të rëndësishme të programit të vetë pikërisht çështjes së Ballkanit që është një çështje qëndrore, jo vetëm për ne që jetojmë pranë vendeve të Ballkanit, por ky është çshtje e stabilitetit të gjithë Europës. Ja pra pse duhet të përforcojmë dialogun me vendet kandidate. Duhet të përforcojmë dialogun me ju, takime si ky nuk janë vetëm një formalitet por është një instrument i mirë për tu kutpuar më mirë, për ti thënë hapatazi gjërat që nuk shkojnë’, për ti dëgjuar ato që janë mirë.
Të rinjve t’i japim disa perspektiva për të mundësuar që që ata të kenë punë. Vërtetë gëzohem për bursat e studimit që u janë dhënë studentëve shqiptarë përmes Erasmus”.Lexo.al