Duket se nuk e ka duruar vapën e qershorit ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, por është ‘arratisur’ sot në drejtim të Dhermiut, për të marrë ca rreze dielli.
Alibeaj po bën plazh një ditë pas protestës për varfërinë në vend, që shënoi sërish raste dhune me gurë e mjete të tjera piroteknike, duke dëmtuar institucionet dhe rrezikuar jetën e policëve të thjeshtë.
Alibeaj nuk është i vetmi nga opozita që bën plazh sot. Edhe Fatmir Mediu dhe Gert Bogdani u fotografuan duke udhëtuar jashtë shtetit sot në business class
Mbase arsyeja e vertetë që opozita nuk hyri në zgjedhje është se kanë pasur nevojë për pushime në qershor.