Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka depozituar një kërkesë zyrtare ndaj kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi duke i kërkuar një mocion me debat lidhur me vendimin e fundit të presindetit Ilir Meta.
Në emër të grupit parlamentar socialist, Balla e konsideron atë një akt të paprecedent dhe të pavlefshëm.
“Pasi u njohem me aktin e paprecedente te Presidentit te Republikes per shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 05.11.2018 “Per caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore” dhe duke e vleresuar ate si nje akt absolutisht te pavlefshem, te marre ne kapercim te kompetencave te institucionit te Presidentit dhe ne kundershtim flagrant me parimet kushtetuese dhe demokratike si dhe duke konsideruar se ky akt synon te pengoje ne menyre te kundraligjshme realizimin e se drejtes kushtetuese te shtetasve shqiptare per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre ne pushtetin vendor, bazuar ne nenin 98 te Rregullores se Kuvendit kerkojme zhvillimin e nje mocioni me debat ne seancen me te pare te Kuvendit per kete ceshtje, ne perfundim te se cilit propozojme miratimin e nje rezolute sipas draftit bashkangjitur”, nënvizon Balla në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.