Situata e tensionuar politike nuk e ka penguar kryeministrin Edi Rama të takohet me studentët. Në një event të organizuar pasditen e së hënës në lulishten përpara Kryeministrisë ishin mbledhur studentë, pjesë e Paktit për Universitetin.
Në videon e postuar nga Rama në “Facebook” duken studentët që pinë birra e dëgjojnë këngë rock, së bashku me kryeministrin. Të pranishëm në këtë event kanë qenë edhe disa ministra e deputetë socialistë.