Presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme të jashtëzakonshme tha se nuk e kupton arsyen pse mazhoranca kërkon të nisë procedurat për shkarkimin e tij, pas dekretit të anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ai tha se mund të ikë nga presidenca pasi palët politike të zgjidhin krizën me dialog.
Madje Meta tregoi se kishte zhvilluar një drekë sekrete me kryeministrin Edi Rama, na Pallatin e Brigadave pak ditë para se të shfuqizonte datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.