Kreu i shtetit Ilir Meta i është përgjigjur mazhorancës nga Presidenca duke thënë se nuk mund ta shkarkojnë dot.
Meta shprehet se është mbi palët dhe askush nuk mund ta largojë nga detyra.
Ai shton se është i gatshëm të japë dorëheqjen veç nëse kjo i shërben zgjidhjes së krizës.
“Unë nuk e kuptoj pse duan të më shkarkojnë, unë jam vetëofruar për ta lënë këtë detyrë edhe gjithmonë gati që kjo sakrificë të bëhet në zgjedhjen e kësaj krize dhe gjithçka të funksionojë normalisht.
Zgjidhim krizën pastaj ikën presidenti”, u shpreh Meta.