Ilir Metës duket se i ka dalë frika nga video-përgjimet, pas asaj që i ndodhi me Dritan Prifti.
Madje, duket se ka mësuar nga ky i fundit.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Ilir Meta tha se gjatë një bisede që ka pasur në me Lulzim Bashën në 8 qershor, ai ka rregjistruar bisedën me këtë të fundit, pa e ditur kreu i PD-së.
Meta i komunikoi atij vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve.
“Z. Basha këtë vendim e ka marrë vesh vetëm në orën 7 e 10 apo e 15 të momentit të fillimit të mitingut, përmes një telefonate zyrtare dhe për dijeninë tuaj, Z. Basha nuk e ka ditur, por le ta marrë vesh tani, e cila është regjistruar përmes sekretarisë telefonike, ku i është kërkuar që të ndërpritet mitingu në çdo moment që do të ketë një manifestim dhune, natyrisht duke i bërë të ditur edhe faktin tjetër që do të bëhej publik, vendimi për të shfuqizuar dekretin për zgjedhjet në mënyrë që të ç’tensionohej sa më shumë manifestimi dhe të përfundonte sa më shpejt ai manifestim.
Meta e justifikoi këtë veprim, me argumentin se nuk i dihej se si mund të shkonte situata në protestën e opozitës, ku ishte paralajmëruar dhunë, dhe ai kërkonte të kishte prova për Lulzim Bashën.
Por, pak rëndësi ka arsyeja e këtij veprimi.
E rëndësishme tashmë është që Ilir Metës i ka dalë frika nga video-përgjimet, dhe ka filluar i praktikon edhe vetë.(TemA)