Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ’Dritare’. Ndër të tjera, Balla ka prekur edhe çështjen ‘Xhisiela’, ku djali i deputetit socialist Rrahman Rraja u akuzua për dhunimin e Xhisiela Malokut.
Sipas Ballës, kjo histori ishte një mashtrim dhe ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu akuzohet për kallzim të rremë. Balla u shpreh se e gjitha ishte një shpifje e Bashës dhe u vërtetua nga qelizat e telefonit.
‘Sot kam qenë në prokurorinë e Tiranës për të marrë përgjigjen e kallëzimit, ku kam mësuar se gjithë kjo shpifje e ulët e Bashës ishte shpifje. U vërtetua nga qelizat e telefonit jo atë ditë po gjatë gjithë ditës së vet në atë komisariat. Basha e ka ndihmuar policin të bëj gjithë këtë gjë. Ky person (polici) akuzohet për kallzim të rremë dhe shpërdorim detyre’, tha Balla.
Kujtojmë që Gjykata e Krujës ka dënuar me një vit shërbim prove Rexhep Rrajën. Ai u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.