Katër anëtarët e Komisionit qendor të Zgjedhjeve, që votuan kundër dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e datës 30 qershor për zgjedhjet lokale janë marrë në mbrojtje.
Sipas informacioneve mësohet se ata kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Brendshme që të merreshin në mbrojtje pasi ndiheshin të k.ërcënuar.
Pas kërkesës atyrer u janë venë në dispozicion truproja që i mbajnë nën mbikëqyrje. Në mbrojtje janë marrë nën kryetari Denar Biba, si dhe anëtarët Edlira Jorgaqi, Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri.
Sot Komisioni Qendor i Zgjedhjeve zhvilloi një mbledhje në lidhje me procesin zgjedhor të zgjedhjeve të 30 qershorit, ku ranë sy mungesa e Klement Zgurit që është dhe kryetari. Mbledhja në mungesë të tij u drejtuara nga Denar Biba.
Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar Klement Zguri braktisi mbledhjen, ndërsa katër anëtarët e tjerë që janë të zgjedhur nga Partia Socialiste rrëzuan dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e datës 30 qershor.