“Në këtë vend, ka pak ditë që është bërë e modës të kërkosh në rafte e dollape, në ato që deri dje, ose ishin bosh, ose mbaheshin verë, shampanjë, pije alkoolike, uiski, xhin, e madje edhe para të pista të kërkosh Kushtetutën, të mbash në dorë Kushtetutën, të bësh poza me të, të komentosh mbi të, të thuash gënjeshtra, ti bësh të gjitha këto, me pasion me forcë… vetëm nuk lexon Kushtetutën”.
Kështu e ka nisur fjalën e tij nga Kuvendit zv. kryeministri Erion Braçe duke cituar një për një disa nga nenet e Kushtetutës duke nisur që nga neni i parë që përcakton se Shqipëria është Republikë Parlamentare.
“Sikur kaq të kishte lexuar do kishte më shumë përgjegjshmëri në njoftimet e lëshura publikisht. Pushtet pa zgjedhje nuk ka. Pushtet sa të duash e me kë të duash, pa votë, nuk ka dhe nuk do të ketë.
Zgjedhjet nuk mund të pezullohen pavarësisht ofiqit dhe madhësisë së zyrës që ka. K.rim më të madh Kushtetues se ky nuk ka.
Zgjedhjet në këtë vend, edhe në aktin më të rëndë në ’96-ën janë d.hunuar e manipuluar por e drejta themelore për të votuar nuk është hequr as atëhere”, u shpreh Braçe ndërsa e cilësoi çdekretin e Metës një “precedent të rëndë që nuk duhet legjitimuar”.
“PS hyri në zgjedhje pasi e vranë në 2013-ën, këta që duan të krijojnë këtë precedent. I morën pushtetin e dhënë prej popullit. PS hyri në zgjedhje pa patur kërkënd në KQZ. 30 qershori është rrugë e nisur, nuk ndalet, nuk shfuqëzohet. Pushtet pa zgjedhje nuk ka më që në 2017-ën”, tha i prerë Braçe.