Kuvendi i Shqipërisë votoi rezolutën kundër Presidentit të Republikës Ilir Meta, si një hap drejt vendimit të maxhorancës për shkarkuar kreun e Shtetit.
Ky vendim nga maxhoranca erdhi pas dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. 100 deputetë votuan pro rezolutës, 2 abstenim, 7 kundër dhe 1 pa votuar.
Pas miratimit në Kuvend të rezolutës për presidentin Ilir Meta maxhoranca ka një rrugë të gjatë deri në shkarkimin e tij të mundshëm.