Organet ligjzbatuese amerikane e kanë kopsitur dosjen e lobimit në ngarkim të Metës, e cila ka mbërritur dhe në tryezën e Arta Markut, gati marrja nën hetim penal e presidentit. Mbetet në vullnetin e Kryeprokurores dhe të urdhërit të Kryeministrit Rama për të, që Ilir Meta të kalojë në “satrin” e drejtësisë
Presidenti i Republikës ka qënë në dijeni për thirrjen e Lulzim Bashës në Prokurori si i pandehur për lobimin me para ruse në SHBA.
“Fijet” e Ilir Metës në sistemin e drejtësisë nuk janë prerë të gjitha, pasi ka prokurorë dhe gjyqtarë që vijojnë t’i shërbejnë dhe në këto kushte kur Vettingu është në përfundim.
Mandatën e Bashës, Meta e ka mësuar në kushtet kur është vetë me “veshët” të ngrehur për të mësuar fletë-thirrjen që do të vijë për të, po për lobimin në SHBA me para ruse, në kohën kur ka qënë kryetar i LSI.
Tërbimi i Ilir Metës ndaj SHBA, duke arritur deri atje sa të kërkojë dhe shporrjen e tyre nga Shqipëria dhe të implementojnë votime në Korenë e Veriut pasi sa të jetë ai President nuk do lejohen në Shqipëri, ka ardhur pikërisht pasi ka mësuar kopsitjen e dosjes në ngarkim të tij.
Mësohet se organet ligjzbatuese amerikane e kanë kopsitur dosjen e lobimit në ngarkim të Metës, e cila ka mbërritur dhe në tryezën e Arta Markut, dhe është gati që të nisë menjëherë marrja nën hetim penal e presidentit shqiptar.
Mbetet në vullnetin e Kryeprokurores dhe të urdhërit të Kryeministrit Edi Rama për të, që Ilir Meta të kalojë në “satrin” e drejtësisë.
Pikërisht, pasi ka mësuar se marrja e tij i pandehur për këtë vepër penale në SHBA por si pasojë dhe në Shqipëri, e ka tërbuar Ilir Metën, sa tashmë është nën efektet e shpërthimeve dhe të kërcënimeve ndaj SHBA dhe BE, si një “sovranist” i vërtetë.
Hetimi i FBI amerikane, i mbështetur dhe në investigimin e prestigjozes amerikane “Mother Jones” ka zbuluar se LSI nënshkroi në janar 2017 një kontratë me një vlerë prej 15 mijë dollarë në muaj me “McKeon Group”, një kompani lobimi nën drejtimin e një ish-senatori republikan.
Por FBI amerikane zbuloi se menjëherë pas përfundimit të bashkëpunimit, kompania lobuese “McKeon Group” nënshkroi një kontratë me vlerë 50 mijë dollarë në muaj, shtuar shpenzimet e tjera, me një kompani qipriote, “Dorelita Limited”.
Kontrata me “Dorelita” kishte si qëllim të vetëm të promovonte LSI e Ilir Metën në Uashington, por dhe prania e saj në marrëveshje me LSI tregonte fijet e padukshme që e lidhnin Ilir Metën dhe familjen e tij me zonat off-shore e parajsat fiskale ku ka fshehur paratë e abuzimit.
Organet ligjzbatuese arritën në përfundimin se pronari i kësaj kompanie lobuese është një oligark rus, Oleg Deripaska, manjat në industrinë e aluminit dhe një njeri i akuzuar si kreu i një prej grupeve më kriminale, me aktivitet në Rusi dhe më gjërë.
Pikërisht pronari i kësaj kompanie, të lidhura me një mijë fije me krimin, por që vepron dhe nën heshtjen e Presidentit rus Vladimir Putin, pasi një pjesë të parave të krimit si “taksë” nga tij i investon në shërbim të kreut të Kremlinit.
I njohur për mbështetjen që u jep politikanëve që vijnë nga sportet e rënda kryesisht mundjes dhe shtangës, nuk është rastësi që ka financuar lobimin e ish shtangistit Ilir Meta në Shqipëri, të ish kryeministrit maqedonas, ish mundësit Nikola Gruevski dhe të kryeministrit aktual në Bullgari, ish yllit të mundjes Boyko Borisov.
“Pamfleti.net” ka shkruajtur për të gjitha lëvizjet e Metës, por dhe heshtjen e Arta Markut.