Kryeministri Edi Rama nuk lëviz nga 30 qershori si data e mbajtjes e zgjedhjeve vendore, pavarësisht vendimit te presidentit Meta për anulimin e kësaj date.
Mëngjesin e sotëm, ai ka përshëndetur ndjekësit e tij në Instagram, me një filxhan kafeje që brenda ka të shkruar numrin 30. Kujtojmë se shpesh përmes filxhanit ai ironizon kryetaren e LSI-së.