Pas a.rrestimit të 7 personave të cilët i bllokuan rrugën dje kryeministrit Edi Rama në Librazhd, vjen reagimi i menjëhershëm i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Mes 7 të a.rrestuarve, janë edhe ish deputeti i PD, Aurel Bylykbashi dhe kryetari i Degës së PD-së Librazhd, Bujar Vreto.
Ndërkaq, Lleshaj bën përgjegjës direkt Lulzim Bashën duke pohuar se askush nuk do të tolerohet.
“Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend!
Sengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale.
Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!”, shkruan Lleshaj.