Nga aksioni i RENEA-s në Elbasan mësohet se mes personave të a.rrestuar është edhe pedagogu i njohur i gazetarisë Zylyftar Bregu.
Ai është ndaluar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Zylyftar Bregu ka dalë në disa përgjime të Policisë.
Bregu ka qënë më parë edhe anëtar i AMA-s. Ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit, në kohën që ka qenë anëtar i AMA-s.
Gjithashtu mes personave të a.rrestuar është edhe Suela Musta një anëtare e Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Gjatë përgjimeve që janë bërë ndaj fisit Çapja, është zbuluar një rast korrupsioni, ku është dhënë një licens kabllori në mënyrë të paligjshme./sot