Një modele ruse ka thyer shtyllën kurrizore pasi është hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli në Dubai.
Sipas nënës së saj, ajo është hedhur nga hoteli, për t’i shpëtuar një biznesmeni që ishte përpjekur ta përdhunonte e ta vriste.
22-vjeçarja Ekaterina Stetsyuk u ka treguar të afërmve të saj se kishte refuzuar që të bënte seks me një biznesmen amerikan, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Sipas saj, ai kishte vendosur një thikë në fyt.
Por, biznesmeni amerikan pretendon të kundërtën.
Ai thotë se ishte 22-vjeçarja që e ka sulmuar dhe për këtë arsye, tashmë ajo është nën arrest në spital.
Mamaja e modeles thotë se ky pretendim është absurd.
Ajo shprehet se konsullata ruse e u ishte kërkuar që të mos bënin publike një gjë të tillë, me premtimin se do i ndihmonin, duke qenë se ngjarja ka ndodhur që më 3 mars.
“Ata na kërkuan që të mos flisnim me mediat, por tani nuk e dimë kujt t’i besojmë”, ka deklaruar mamaja e 22-vjeçares.