Kandidati i PS për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka akuzuar së fundmi kryetarin e PD, Lulzim Basha, duke i përmendur një sërë k.rimesh, që nga ‘Gërdeci’ e deri tek ‘Rruga e Kombit’
Në një postim në Facebook, Ndreu ka thënë se partia Demokratike është ajo më e k.riminalizuara në vend.
Postimi i plotë
Serioziteti i lepurushit të Saliut, Lulush Basha, pasi vodhi rrugën e kombit me 230 milion dollarë, pasi v.rau 4 të pafajshëm në bulevard, pasi shiti detin dhe fjeti si kërthi 4 vjet në bashkinë e Tiranës, ngjan si puna e pijanecit që pasi i del pija, bën propogandë kundër pijes!
Ky pinjoll fatkeq që e morën 14 vjeç dhëndërr dhe e vunë në krye të PD, të dhënderrojë, harron se është lider i një partie që mban mbi supe 26 të v.rarë në Gërdec, që kanabizoi dhe mbrojti Lazaratin, Shllakum dhe Lumin e Vlorës, që avulloi 180 milion dollarë në aferën e Albetrol dhe s’u panë më kurr, ajo që v.rau e zhduku Remzi Hoxhen e që mbante në postë njerëz me urdhër a.rresti!
Drejtuesit e policisë kur drejtoje zotrrote takoheshin rëndom me k.riminelet potentë.
Në fushaten tënde për bashkinë, një k.riminel që ti s’lë vend pa e përmendur, t.errorizonte në emrin tënd strukturat socialiste, po ti s’ke cipe kur flet, s’ke pase kurrë në fakt!
Eshtë pjesë e një kazani politik të shëmtuar që ka rrafe e lënë në kanal për të v.dekur, gazetarë, intelektual e çdo kundërshtar politikë, që lejoi lulëzimin e piramidave ku avulluan lekët e shqiptarëve, të drejtësisë së plepave, të shkollave të blera në tregum e zi, dhe të spiuneve serb që i thonin UCK bandë etj etj..!
Poturet e tua Lul nuk i mbajnë dot zullimet e pafund të stanit tend dhe s’ke moral me thënë asgjë se je një i paburrë që të kanë vënë në krye ndërsa kumboren e tundin të tjerët!
Dukej se të kishin nxjerre me zor me trashë zërin, por të tradhëtonte fytyra e zverdhur si bojë planci!
Nëse ka një parti të k.riminalizuar në këtë vend jeni ju me ca që të vijnë pas. 30 Qershori as nuk falet as nuk ndalet!