Artan Hoxha ka ironizuar të gjithë ata që flasin nga studiot televizive që Shqipëria do të digjet, ndërkohë që vetë ata nuk rrinë këtu.
Sipas Hoxhës ata që bëjnë të tilla thirrje të mos rrinë në Firenze dhe të flasin në Shkozë (duke iu referuar zonës ku është televizioni News 24), po ta grisin pasaportën dhe të vijnë të rrinë në Shqipëri.
‘Për ata që flasin nëpër studio, janë ca që vijnë nga Firenza në Shkozë dhe thonë ta djegim vendin. Ta djegim po hajde rri këtu, mos rri në Firence, grise atë pasaportën dhe rri këtu’, tha Artan Hoxha.