Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur lidhur me letrën e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj adresuar Prokurorisë së Përgjithshme për të marrë në pyetje liderin e opozitës dhe ish-kryeministrin Berisha si persona në dijeni për drogën e kapur në Maminas.
Në një dalje për media, kreu i demokratëve thotë se ky veprim është një gabim që duhet ndëshkuar pasi sipas tij po ndërhyet në hetime.
“Kjo letër është akt i dënueshëm i Fatmir Xhafajt, është vendosja dhe de juro e prokurorisë në urdhrat e qeverisë”, shprehet Basha.
Ndërkohë edhe pse thotë që nuk duhet ndërhyrë në punët e Akuzës, ai vetë bën po të njëjtin veprim që u kërkon të tjerëve që të mos bëjnë. Basha shton se “Informacioni më i sigurtë që mund të japë unë për të gjetur rrugët e kokainës në Shqipëri është që prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafën”.