Kohë më parë, gazetari Blendi Fevziu i ka dhënë përgjigje një pyetje disi të pazakontë për të, se përse ish-kryeministri Berisha nuk shkon më në emisionin e tij “Opinion”?!
Në atë kohë moderatori u përgjigj se pyetjen duhet t’ia bënin Berishës, pasi ai e ka ftuar disa herë në emision, por pa bërë kushte dhe kompromise me ish-liderin e Partisë Demokratike.
Ditën e sotme, është publikuar nga ish këshilltarja e Sali Berishës, një foto ku shihet qartë se gazetari Blendi Fevziu, i ka shtrënguar dorën deputetit Sali Berisha, në ambjentet e zyrës së këtij të fundit.
Në këtë luftë nervash, nuk dihet se kush ka “ulur hundën” i pari: Berisha që ka ftuar Fevziun në zyrë, apo Blendi që ka pranuar?/Tellalli