Gjykata jep vendimin për anëtaren e AMA-s Suela Musta, e cila akuzohet për lidhje me fisin Çapja në Elbasan.
Mësohet se trupi gjykues ka vendosur masën ‘a.rrest shtëpie’ për Mustën, të kërkuar nga prokurori Sukaj.
Gjithashtu Gjykata ka vendosur masën ‘a.rrest shtëpie edhe për Adem Boriçin, ndërsa për të gjithë të a.rrestuarit e tjerë të AMA-s është vendosur masa ‘a.rrest me burg’.
Mbi Suela Mustën dhe anëtarët e tjerë të AMA-s është ngritur akuza se i kanë dhënë një licensë kabllori fisit Çapja.
Të arrestuarit e tjerë punonjës të AMA-s:
Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
Ish-anëtari Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.
Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
Shkelqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim
Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë