Ashtu sikundër kishte lajmëruar, gazetari gjerman i PD-së, Peter Tiede, ka publikuar një përgjim skandaloz për nga përmbajtia, për të cilën llumi i gazetarisë botërore pretendon se të thuash se janë arritur objektivat e një partie e cila garon për tu rimandatuar përmes zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 është për të vënë duart në kokë.
Në përgjimet e dorëzuara nga prokuror të korruptuar të Tiranës, të cilët rrezikohen nga reforma në drejtësi, dëgjohet se si Kryeministri Edi Rama komunikon me një zyrtarë në varësi dhe e pyet a janë mbarëvajtur zgjedhjet, se si t’i ruhen ish-ministrave të PD-së, si Flamur Noka, që i provokojnë dhe i bëjnë presion me bandat e tij dhe nëse kanë qenë të kujdesshëm gjatë procesit.
Pjesa e parë e këtyre përgjimeve, tregon se si një drejtor i lartë i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi flet me Kryeministrin rreth situatës zgjedhore dhe tregon presionet që ka nga ana e eksponentëve të Partisë Demokratike.