Gazetari investigativ Artan Hoxha në emisionin “Vila 24” në News 24, tha se kolegë të tij në profesion kanë vila nga 500 mijë euro dhe 1 milionë euro në zona turistike, shuma që nuk e justifikojnë dot pagën e tyre.
jam nisur ta bëj por jam tërhequr se e di që do bëja shumë armiq. Në vendet më të mira që ka Shqipëria sot dhe në pjesën më elitë që jetohet në kryeqytet ka politikanë, gazetarë, moderatorë apo drejtues, te Gjiri i Lalëzit, te Laguna Blu, kanë vila 500 mijë euro, 1 milion euro që nuk e justifikojnë kurrë me rrogën.
Sot në mediat shqiptare, ndihem keq se shumicën i kam kolegë, shkoj me ta në emisione, janë njëkohësisht dhe ndërtues, edhe pronarë të një qendre tregtare, imagjinoni sa larg janë interesat e një reporteri, ka një moment që sot reporterët për shkak të informacionit që kanë, e thonë gabim se ashtu e dinë, jo me qëllim, kurse kjo pjesa tjetër paguhet për ta thënë ashtu, për ta devijuar atë informacion ashtu.