Tensionet pas aunlimit të zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta kanë zbritur në Kavajë.
Pas Shkodrës, Tropojës dhe pas ultimatumit të kreut të bashkisë së Lezhës, mëngjesin e sotëm në qytetin e Kavajës drejtues të degës së PD-së protestuan pranë KZAZ-së e cila gjendet tek shkolla “Tre Dëshmorët”.
Nënkryetari i Bashkisë së Kavajës, Hysen Kadiu, i ka dhënë ultimatum policisë që deri në orën 16:00 të lirojë ambientet e KZAZ-ve.
“Ju lëmë afat deri në orën 16:00. Nëse i mbroni dot, hallall ju qoftë”, ka thënë ai.
Theksojmë se një ditë më parë pati tensione në Shkodër dhe Tropojë.