Mësohet se Partia Socialiste do të miratojë seancën e të enjtes një ashpërsim në Kodin Penal, nismën me anë të së cilës synon të ndëshkojë personat që do të cenojnë procesin elektoral të 30 qershorit e artikuluar kjo herë pas here nga kryeministri Rama.
Nëse ky projektligj miratohet në seancën e ditës së enjte, me anë të kësaj nisme ndëshkohen të gjithë personat që do tentojnë të prishin procesin zgjedhor, duke u hequr të drejtën të shkojnë në vendet e Europës për 5 deri në 10 vite.
Por ashtu si edhe shumë ligje të tjera që dërgohen për dekret tek Presidenti, edhe kjo e fundit me sa duket do të përballet me diçka të tillë.