Policia e Shkodrës shpërndau lajmin nëpërmjet gazetarëve lokalë se ish-deputeti Bardh Spahia ishte shpallur në kërkim për ngjarjet e së martës në KZAZ-në e Bashkisë Shkodër.
I intervistuar nga Neës24, ish-deputeti Spahia teksa hynte në selinë e partisë demokratike thotë se lajmin e ka marrë vesh nga mediat dhe se asnjë efektiv policie nuk ka mbërritur në banesën e tij.
Spahia shton se është i vendosur për të vijuar aktivitetin e tij në mbështetje të qytetarëve dhe se nuk ka ndërmend të shkojë vetë në polici për t”u sqaruar.
Teksa Bardh Spahiu u lajmërua si në kërkim, ish-deputetja Dhurata Cupi u shoqërua për disa minuta në komisariatin e Matit. Ajo thotë se u ndalua teksa po udhëtonte në makinë me kryetaren e FRPD të zonës.
Për përplasjet me forcat e policisë në disa KZAZ të vendit policia e shtetit ka proceduar dhe ka ndaluar disa persona.