Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur letrën e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për prokurorinë, një akt të dënueshëm.
Ai iu përgjigj edhe duke i thënë se në të vërtetë e ka një informacion të sigurt për prokurorinë.
“Kjo letër është akt i dënueshëm i Fatmir Xhafajt, është vendosja dhe e prokurorisë në urdhrat e qeverisë. Informacioni më i sigurtë që mund të jap unë për të gjetur rrugët e kokainës në Shqipëri është që prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafën”, tha Basha.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në mesditën e së mërkuarës i ka drejtuar një letër të hapur Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në të kërkohet thirrja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe e ish-kryeministrit Sali Berisha për të dhënë informacione lidhur me kultivimin dhe trafikimin e drogës, dhe kryesisht për 613 kg kokainë të kapur në Durrës./dita