sh kryetari i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë e Shqipërisë), Zef Brozi, i ka bërë thirrje të gjithë atyre që do të jenë në protestë, të zbatojnë ligjin, të mos dhunojnë policët e institucionet, të mos dëmtojnë pronën publike dhe pronat private të qytetarëve.
‘Dua të theksoj me forcë se është në të mirë të tyre dhe të Shqipërisë që drejtuesit e opozites ta lexojnë, kuptojnë dhe zbatojnë plotësisht mesazhin e qartë të Ambasades Amerikane. Ne fakt ai është shum më tepër se mesazh’, shkruan Brozi në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Duke qene se sot opozita do te protestoje ne Tirane, ju bej thirrje te gjithe atyre qe do jene ne proteste te zbatojne ligjin, te mos dhunojne policet e institucionet, te mos demtojne pronen publike dhe pronat private te qytetareve. Protestoni por mos na e demtoni e turperoni Tiranen dhe Shqiperine tone te dashur e te bukur!
Dua te theksoj me force se eshte ne te mire te tyre dhe te Shqiperise qe drejtuesit e opozites ta lexojne,
kuptojne dhe zbatojne plotesisht mesazhin e qarte te Ambasades Amerikane. Ne fakt ai eshte shume me teper se mesazh.
Shqiperia jone e dashur nuk duhet e as mund ta pranoje talebanizmin qe aq shemtueshem po shfaqet ne disa akte te opozites