Këngëtarët e njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e dhanë vetë çifti gjatë koncertit që ata mbajtën në Prishtinë.
Së fundmi, Miriami ka treguar për revistën ‘Class’ se sapo ka mbyllur tre mujorin e parë të shtatzënisë. Këngëtarja ka rrëfyer se është ende herët dhe as ata vetë ende nuk e kanë zbuluar se nëse do të bëhen me një djalë apo një vajzë të dytë. Ditën e djeshme Miriam ka postuar një video nga koncerti dhe shkruan se ajo që përjetoi mbrëmë tejkaloi çdo imagjinatë.
“3000 zemra qe kenduan cdo fjale e cdo tingull nje zeri! Gjithmone e kam ditur qe Prishtina dhe mbare Kosova Albanin e ka shume perzemer por ajo qe perjetova mbreme tejkaloi cdo imagjinate timen. Ky koncert ishte vertete nje ENDERR! Thellesisht mirnjohese”, ka shkruar Miriam.