Monika Kryemadhi në fjalën e saj në protestën opozitare deklaroi se thirrjet e ambasadës amerikane janë monotoni.
Kryemadhi theksoi se thirrjet e ambasadës së SHBA-ve janë thuajse të njëjta. Ajo nënvizoi se vetëm shqiptarët mund të bëjnë demokracinë dhe Shqipërinë.
“Janë mesazhe monotone. Nuk vendosin ambasadat, por shqiptarët”, tha Kryemadhi ndër të tjera. Ajo shtoi se dënon dhunën ndaj KZAZ-ve, duke nënvizuar se për to paguajnë taksa-paguesit shqiptarë.