Ndërsa opozita e cilësoi protestën e mbrëmshme si një ndër më madhështoret dhe me pjesëmarrjen më ta madh3 , një ditë pas protestë Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja thotë se në bulevard nuk ishin mbi 3000 protestues.
Sipas tij, intuita më e thjeshtë pamore, përmasat e pjesës në fjalë të bulevardit dhe numërimi i thjeshtë me sy provon shifrën që ai thotë.
‘Natyrisht urime opozitës për protestën e parë civile e pa dhunë mbrëmë! Por qortime për rrenat. Si veteran protestash, efekti viziv i protestës në plan horizontal 10m mbi kokat i jep madhështi, por edhe mbrëmë prapëseprapë në bulevard nuk ishin mbi 3000 protestues. Llogari e thjeshtë, s’do as shkencë as talent me e kuptu.
Fotot nga piku kur mbahej fjalimi. Intuita më e thjeshtë pamore, përmasat e pjesës në fjalë të bulevardit dhe numërimi i thjeshtë me sy provon shifrën që po them. Gënjeshtrat me “qindra mijëra”, “oqean”, “cunam”, “më ultra gjigandja a më ultra madhështorja”, apo dhe ato më të kursyerat me “65000…” i takojnë fantazisë. Mbrëmë lajmi i vetëm i vërtetë ishte që protesta ishte e urtë e paqësore’, shkruan Gonxhja në postimin e tij.