Duket se nuk është Muçollari i vetmi “spiun” në grupin e negociatorëve të marrëveshjes së detit me Greqinë.
thotë deputeti i Fahri Balliut që nuk ka asnjë lidhje me PD Klevisi.
Jo se PD-ja kur ishte në pushtet bëri ndonjë transparencë të madhe për këtë marrëveshje që ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese, Po Balliu tha se së shpejti PD do të dalë me emra konkretë dhe do të denoncojë të gjitha personat me probleme në grupin negociator.
“Ajo çfarë mund të them unë për negociatat është se ka pasur mungesë transparence e cila vjen ose për paaftësi e ministrit ose mungesë e dëshirës.
Por në të dyja rastet ky ministër duhet të japë dorëheqjen dhe nuk duhet të jetë në krye të negociatave.
E para zoti Muçollari i cili njihet si spiun i agjencive të huaja, por edhe persona të tjerë, nuk janë në gjendje të jenë pjesë e grupit negociator.
Pra nuk është vetëm ai person me probleme, pasi ka dhe persona të tjerë të cilat shumë shpejt PD do ti denoncojë”, deklaroi Balliu.
Ky është politikan, tamam si i ati që zbulonte shokët tradhëtar, kur i shërente PPSH me “Zerin e popullit”.